Një fitore tjetër me drejtësinë e re.

Artur Mecollari

Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës – Gjeneral Douglas McArthur.
Sot, mbas nje hetimi gjyqësor 1-vjeçar, Gjykata Civile e Shkallës së Parë, Durrës, vendosi rrëzimin e kërkesë-padisë së Komandës së Forcës Detare kundër Artur Meçollarit.
Komanda e Forcës Detare kishte kërkuar kthminin e të gjithë dietave të brendëshme (rreth 185.000 lekë) për periudhën 18-mujore që Artur Meçollari kryente detyrën e zëvendëskomandantit dhe komandantit në detyrë të Forcës Detare. Komanda e Forcës Detare nuk kishte asnjë pretendim për kryerjen e shërbimeve apo dokumentacionin justifikues, por argumentonte kërkesën me faktin se urdher-shërbimet i kishte firmosur zëvendësi im në shkelje të urdhërit të MM
Urdhëri i MM i vitit 2014 ka harruar të shprehet kush ia firmos urdhër-shërbimet komandantëve të forcave dhe drejtuesve të instituciobeve në vartësi të MM. Gjatë auditimit, edhe paraardhësit tim, urdhër-shërbimet ia ka firmosur zëvendësi i tij, por procesura ishte e rregullt. Në strukturat kryesore të FA, për komandat kryesore dhe strukturat në vartësi të MM, urdhër shërbimet e titullarëve prej vitesh i firmosin zëvendësit e tyre, por prap janë të rregullta.
Gjithësesi, gjykata dha një vendim të drejtë, por qëllimi pse u bë kjo kërkes-padi është ende aty, dhe do të vazhdoj të jetë, derisa mitra që e lind atë të jetë shtetpëzuar. Hetimet në SPAK për Bazen Detare të Sarandës dhe Shëngjinit, etj, vijojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 5 =