“Korrupsioni e rryshfeti janë ADN-ja e Rilindjes”/ Meta: Këto kanë cënuar miqësinë e Shqipërisë me SHBA-në

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se korrupsioni në Shqipëri po cënon marrëdhëniet me SHBA-në.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se rryshfeti dhe korrupsioni janë ADN-ja e qeverisjes së Ramës dhe Rilindjes.

Sipas tij, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri bazohen në vlera dhe jo në afera.

Postimi i Ilir Metës:

Korruptimi dhe rryshfeti janë ADN-ja e qeverisjes së Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes”. Është ky korrupsion skizofrenik, që e ka bërë Shqipërinë jo vetëm vendin më të korruptuar dhe të varfër në kontinent, por edhe që ka cënuar miqësinë historike Shqipëri-SHBA. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë marrëdhënie vlerash dhe jo aferash!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − six =