Finlanda: Të shqyrtohet anëtarësimi në NATO pa Suedinë

Finlanda duhet të shqyrtojë opsionin e anëtarësimit në NATO pa Suedinë, tha sot për herë të parë ministri i Jashtëm finlandez, sipas AFP, pas bllokimit nga ana e Erdogan.

Megjithatë, ai tha Finlanda dhe Suedia kanë thënë vazhdimisht se planifikojnë të anëtarësohen në NATO në të njëjtën kohë dhe kjo nuk ka ndryshuar, duke nënvizuar avantazhet e anëtarësimit të përbashkët me vendin fqinj.

“Nuk shoh arsye për ta diskutuar”, u përgjigj ai në mënyrë karakteristike kur u pyet nëse Finlanda mund të vazhdojë anëtarësimin pa Suedinë.

Anëtarësimi i përbashkët i dy vendeve në NATO mbetet “zgjedhja e parë”, tha ministri i jashtëm finlandez

Por në komentet që bëri në televizionin publik Yle, sipas Agence France-Presse, Pekka Haavisto tha se anëtarësimi i përbashkët i dy vendeve nordike mbetet “opsioni i parë”, por “natyrisht ne do të duhet të vlerësojmë situatën, nëse diçka ka ndodhi që në terma afatgjatë kjo e bën Suedinë të mos ecë më përpara’ dhe gjykoi se është ‘shumë herët për të marrë një pozicion’.

Kreu i diplomacisë finlandeze ka vendosur se duhet një pauzë në bisedimet mes dy vendeve nordike dhe Turqisë për planet e tyre të anëtarësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − 1 =