1.4 milionë euro në arkat e Partizanit, Skuka shitja më e shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar

Xhuljano Skuka është tashmë një futbollist i Metz në Francë.

Qendërsulmuesi ka firmosur kontratën me klubin francez që militon në Ligue 2, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë i transferuar ndonjëherë nga Partizani.

“Klubi i futbollit Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me FC Metz për transferimin e Xhuliano Skukës në kampionatin francez të futbollit – shkruhet në komunikatën e të kuqve -. FC Metz është një prej klubeve me traditë në futbollin francez. Ata kanë fituar dy trofe të Kupës së Francës dhe dy Kupa të Ligës”.

Sipas asaj që mësohet transferimi i sulmuesit 24 vjeçar është arritur për një shifër rekord për klubin kryeqytetas.

Skuka, i ardhur nga Dinamo, u bë menjëherë një lojtar i rëndësishëm për Partizanin. Tekniku i atëhershëm i Partizanit, Dritan Mehmeti, insistoi për ta patur në skuadër.

Një njohje me sulmuesin dibran, që datonte që nga kohët kur tekniku drejtonte Korabin. Edhe me Colella gjërat nuk ndryshuan, madje Skuka u bë pika e referimit.

Nga shitja e Skukës, klubi i Partizanit ka arkëtuar 1.4 milion euro, duke kryer një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit shqiptar.

Të kuqtë, kanë ruajtur të drejtën edhe të 20% të kartonit të 24 vjecarit në transferimin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 8 =