Hetimet për 21 janarin, gazetari Artan Hoxha dëshmon në polici: Dy të vrarë janë ende pa autor! Ja personat që sot duhet të japin përgjigje

Gazetari Artan Hoxha ka dëshmuar në Policinë e Tiranës në lidhje me një audio-përgjim për ngjarjen e 21 janarit. Në përfundim, gazetari Hoxha tha për kolegët e tij se edhe pse kanë kaluar 12 vite nga ajo ngjarje, mbeten ende pa autor dy vrasjet e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës.

Për këtë ngjarje tha Hoxha, të vetmit që duhet të japin përgjigje janë kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha dhe kryeministri aktual, Edi Rama.

Hoxha thekson se “garda jo vetëm nuk ka zbatuar ligjin, por ka ekzekutuar qytetarë të pafajshëm të këtij vendi, i ka ekzekutuar me urdhër.”

“Duke ndjekur moton e avokatit Maks Haxhia, që ka thënë në kohë dimri atë që vijnë këtu duhet të vishen trashë. Siç e shikoni jam veshur me pallto leshi kështu që kam ndërmend të qëndroj gjatë.

Unë besoj se ca ka qenë publike e kam bërë, pjesa tjetër është çështje e hetimit.

Ajo që është fakt sot është se 12 vite më pas ne kemi dy të vrarë që janë ekzekutuar para syve të botës dhe janë pa autor.

Përsa kohë këto vrasje janë pa autor, kryeministri i kohës Sali Berisha dhe kryeministri i sotëm Rama duhet të japin përgjigje.

Ajo që unë kam nxjerrë së fundmi, garda jo vetëm nuk ka zbatuar ligjin, por ka ekzekutuar qytetarë të pafajshëm të këtij vendi, i ka ekzekutuar me urdhër.

Aleks Nika është ekzekutuar tek kulla, ka qenë në cepin tjetër të bulevardit.

Përsa kohë këto vrasje janë pa autorë dhe përsa kohë familja e tij nuk ka përgjigje, kryeministri i kohës, Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama duhet të japin përgjigje.

Kush e ka vrarë Aleks Nikën dhe kush e ka vrarë Hekuran Dedën? Duhet të japin përgjigje.

Dimë kush e ka vrarë Ziver Veizin.

Ajo që më intereson është që ti kthehet përgjigje familjareve të viktimave të 21 janarit. Nuk më intereson kush Rama apo Berisha. Të dy së bashku duhet ti japim përgjigje”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + fifteen =