“Është e konfirmuar”, deputetja e PS-së zbulon kandidatin për Durrësin

Deputetja e Partisë Socialiste në Durrës, Klodiana Spahiu ka zbuluar gjatë një interviste për Euronews Albania kandidatin e të majtës për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 majit.

Spahiu tha se kandidatja do të jetë kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila sipas saj ka filluar dhe fushatën duke komunikuar në takime me qytetarët.

“Patjetër që është e konfirmuar! andidati është kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, zonja Emiriana Sako.

Për hir të së vërtetës ne na duket sikur kemi qenë tërë kohës në fushatë në zgjedhje pasi nuk kanë kaluar as 11 muaj nga fushata e kaluar e zgjedhjeve të marsit.

Kështu që PS ka qenë e angazhuar jo vetëm për zgjedhjet e marsit, por gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontakt me qytetarët.

E vlerësoj shumë dhe kandidaturën, pasi krytarja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive në takimet me qytetarët”, u shpreh deputetja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + 12 =