Berisha: Audioja e “21 Janarit” është manipulim, tabela shkrimi që paraqiten si ‘audio-përgjim’

Sali Berisha e konsideron një manipulim të Ardit Veliut audiopërgjimin në të cilin dëgjohej një komunikim në radio i ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi ku i jepte udhëzim dhe urdhra vartësve të tij.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se aty nuk ka audio fare por bëhet fjalë për ‘tabela shkrimi që paraqiten si audio përgjim’.

“U takon mediave ta thonë të vërtetën e atij manipulimi, nuk mund të komentoj disa tabela shkrimi që paraqiten si audio përgjim dhe që nuk ekziston audio.

Dëshmoi qartësisht se është manipulim dhe falsifikim, njëlloj si shiriti i 21 janarit ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit. Është krijesë e Ardi Veliut”, tha Berisha.

Teksa tha se 21 janari ishte ngjarje tragjike Berisha akuzoi se Rama synonte marrjen e pushtetit me dhunë, grusht shteti.

“Komuniteti ndërkombëtar kërkoi hetime.  Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të shkonte në prokurori ndonëse u thirr për të dëshmuar. Edi Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale si organizator i dhunës në atë protestë.

Hetimet u bënë nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës, me një prani të rëndësishme ndërkombëtare.

Rama i solli protestuesit ‘si mish për top’. Natyrisht ngjarja është tragjike dhe familjarë kanë ngushëllimet e mia. Manipulimi që përdor Edi Rama edhe për atë që i solli si ‘mish për top’ është makabritet”, tha Sali Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 19 =