Avokatja: Krimi më i rëndë në Shqipër pas viteve ’90, që të gjithë lanë fshatrat dhe u turrën drejt Tiranës

Avokatja Nexhi Beqiri ka folur për fenomenin e lëvizjeve ë brendshme të popullsisë drejt qendrave urbane.

Beqiri tha se lëvizjet po plan drejt Tiranës, kanë prodhuar problem të shumta sociale si papunësi dhe fenomene kriminale.

Ajo e vuri theksin te rëndësia që ka dhe popullimi i fshatit për ecurin e një shteti.

“Ne na pëlqejn kur ecim me makinë të shikojmë shtëpi të bukura, arra të sistemuara, po dhe bagëti në atë baçen e vet, që do të thotë që jeta nuk bëhet vetëm në Tiranë.

Ka qenë një gabim i këtyre 30-viteve që Shqipëria migroi brenda për brenda pa sistem, pa plan dhe krijuan kaq shumë problem sociale të papunësisë, qoftë të mos sigurimit të të ardhurave dhe fenomene kriminale që gjetën njerëzit për të gjeneruar të ardhura.

Njeriu atje ku gjendet, i lidhur me origjinën me aftësinë dhe me natyrën dhe bukurinë e Shqipërisë do punoj në çdo cep të Shqipërisë, ndryshe nuk bëhet ky vend.

Nëse mbledhim të gjithë popullin në Tiranë çfarë do bëhet me këtë vend”, tha avokatja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + three =