Vjedhja e floririt të Kërrabës, avokati që çoi në SPAK dyshen Meta-Berisha: Ilir Meta ka kafenenë më të bukur në Londër. Ja ç’më tha Izet Haxhia

Avokat Idajet Beqiri thotë se SPAK duhet të analizojë dosjen e tij për Metën dhe Berishën në lidhje me vjedhjen e floririt të Kërrabës. Beqiri i ftuar në Dritare TV thotë se Meta dhe Berisha duhet të hetohen për pasuritë.

“Unë ia çova provat SPAK-ut me prova dhe me sa munda arrita të nxjerr se çfarë pasurie kishte bërë Berisha dhe Meta që nga koha kur u vodh floriri. SPAK-ut i thashë se ishte krim vazhdues, për 278 Kg flori. Produktet e asaj vjedhje po bëhen pasuri përditë, po blihen toka, po bëhen ndërtime. Rezultoi edhe ku ka shkuar floriri, një pjesë në Zvicër, një pjesë në Qipro, një pjesë në Kongo dhe një pjesë në operacionet plastike që këta bëjnë.

SPAK e mbajti dosjen vetëm 10 ditë, por unë them se ajo dosje duhet analizuar, pasi për një veprimtari kaq të ndjeshme, nuk mund të ndalosh dhe të mos hapësh fare çështjen penale. Por, pas SPAK ka edhe Gjykatë të Krimeve të Rënda, SPAK-u është prokurori dhe unë kam të drejtë të ankohem për këtë vendim të SPAK, Gjykata e mori parasysh ankimimin dhe ky është lajmi më i mirë për shqiptarët.

Kjo gjykatë e mëson SPAK-un, por nëse unë dorëzoj një dosje dhe nuk më pranohet, unë e ankimoj në gjykatë këtë vendim. Kjo Gjykatë me vendimin e saj i tregon SPAK se ku të thellohet me hetimet. Gjykata i kërkon SPAK të hetoj këto vjedhje të bujshme dhe jo vetëm vjedhjet e fshatarëve.

Këtu me para krimi blihen votat, janë bërë krime dhe kjo është një para krimi e pastër. Ne kemi qenë vend i skandaleve, por këto do hetohen dhe do të dalë e vërteta për gjithçka. Me këto para krimi janë vendosur pasuri dhe këto duhet të hetohen patjetër. Me të drejtë Gjykata i thotë SPAK-ut se ku do të hetoj dhe si do ta drejtojë hetimin e tyre. Meqenëse avokati Beqiri është një njëri i thjeshtë që nuk ka akses në listën e të ardhurave të këtyre dy politikanëve. Por megjithatë ky ju ka treguar dhe listuar pasuri të pajustifikuara.

Themi SPAKU por SPAKU mbi kokë ka Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar për ta bërë të drejtë SPAK-un, pasi ky vend duhet bërë me drejtësi. Jo se ky vendim do të dënoj Berishën dhe Metën, por të hetohen deri në fund për të kuptuar se nga vijnë këto pasuri që kanë këta. Të hetohet ku ka shkuar floriri i shqiptarëve.

Kur unë kam thënë që Ilir Metën në PS e futi Berisha më thanë që janë teori konspiracioni. Por Ilir Meta ishte spiun i sigurimit të shtetit dhe këto dosje Berisha i mbajti nën fre. Meta u bë nënkryetar i PS pa asnjë kontribut, 23 vjeç. Por duhet hetuar deklarata e Berishës, që tha se Meta vitin e ri ‘99 e bëri me floririn e vjedhur. Duhej bërë inventari para marrjes së pushtetit. Berisha e kuptoi se kur të bëhej inventari do dilte vetëm ai hajdut i floririt. Ata e mbajnë njëri-tjetrin, Berisha e futi partinë e tija te PL-ja, janë një gjarpër me dy koka”, u shpreh Beqiri.

Beqiri: Ilir Meta, ka kafenenë më të bukur në Londër

Avokat Idajet Beqiri tha se Ilir Meta zotëron në pronësi të tij një ndër kafenetë më të njohura në Londër. Beqiri tha se dikush i kishte shkruar një mesazh duke i treguar për këtë kafene, ndër më të shtrenjtat në Londër.

“Koha e padëshkueshmërisë po merr fund për këtë vend. Këta politikanë të lartë kur shohin që një prokuror, një ish-ministër, një kryetar bashkie vajti në burg, tregoi se nuk ka më mburojë dhe vetë shqiptarët e kanë guximin për të denoncuar. Madje dikush më ka shkruar që kur të vish në Londër zoti Beqiri, në mes të Londrës është kafeja më e shtrenjtë, e më e mirë dhe më e bukur në pronësi të Ilir Metës. Por, pyetja është me çfarë lekësh e ka bërë Meta këtë? Këto janë paratë e gjakut të shqiptarëve. Këta që kanë krime mbi kokë janë të tmerruar”, u shpreh Beqiri.

Beqiri: Izet Haxhia e di si u vodh floriri i Kërrabës!

Idajet Beqiri, duke folur për vjedhjen e floririt të Kërrabës, tha se Izet Haxhia, një ndër dëshmitarët okularë, e di mirë skemën se si u vodh kjo pasuri. Beqiri tregoi edhe bisedën me zotin Haxhia.

“Unë faktikisht rashë në kontakt me dëshmitarë okularë të cilët e dinin si kishte ndodhur vjedhja në tunelet e Kërrabës dhe si u vodh floriri i Shqipërisë. Dhe njëri ndër dëshmitarët okularë që ishte i rëndësishëm për mendimin tim dhe tepër i besueshëm se kishte marrë pjesë vetë atje për ta ruajtur thesarin, ishte Izet Haxhia. Kur e mora si avokat atë ai më shpjegoi shumë detaje edhe për krime të tjera që kanë ndodhur në këtë vend. Edhe kush kishte qenë kapo banda që i kishte urdhëruar këto vrasje. Dhe jam detyruar, sa i mora këto lajme që Izet Haxhinë ta dërgoja atje vetë edhe si përfaqësues i tij ligjor në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sepse atëherë nuk ishte krijuar SPAK-u që të bënte kallëzim penal për këto që kishte dieni, sepse moskallëzimi i krimeve është vepër penale dhe ai do penalizohej një ditë.

Për këtë dhe ndoshta dilte se e kishte përkrahur këtë vepër penale se kishte qenë i pranishëm vetë, jo vetëm si dëshmitar. Pra në këtë kuadër mësova shumë gjëra dhe më pas të thellohesha, të pyesja dhe ekspertë. Edhe njerëz që ai indirekt më tha që kishin dijeni për këtë ngjarje dhe formësova një minidosje të vjedhjes së thesarit, që më rezultoi se thesari dhe floriri i Shqipërisë kishte qenë në Skrapar.

U mësua dhe rruga dhe si arriti të vijë në Kërrabë dhe për çfarë arsye. Erdhi në tunelet e Kërrabës për t’u bërë bashkë me arkivin sekret të shtetit, do të mbaheshin aty ku mbahej floriri dhe tunelet e Kërrabës ishin të sigurisë së lartë. Edhe bomba atomike të binte atyre nuk ju ndodhte asgjë. U futën brenda në mal, u blinduan dyert, 3 dyer të blinduara të bëra në Austri që kushtuan 4mln dollar. Nga ana tjetër u bënë me dy palë çelësa, një palë manual dhe një palë me kod.

U bënë bashkë katër institucionet më të larta të shtetit, sepse këto çelësa dhe këto kode i kishte Guvernatori i Bankës, Ministri i Brendshëm, Kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Ministrin e Drejtësisë etj, dhe këta komandoheshin nga Kryeministri i asaj kohe.

Për ironi të fatit një muaj para se të vidhej floriri iu bë inventari. Inventari u bë në shkurt 1997, në 12 mars 1997 kur kishin filluar trazirat, Sali Berisha ishte President i vendit, floririn e Kërrabës nga jashtë ishte vënë për ta ruajtur nga Izet Haxhia së bashku një grup të vetin të armatosur. Në datën 12 mars 1997, Berisha i thotë Izet Haxhisë që merr grupin dhe ik se do vij tjetërkush për ta ruajtur. Ata që erdhën në datën 13 sipas Haxhisë dhe dëshmitarëve të tjerë tregojnë personat që shkuan, me çanta ushtarake dhe vodhën një sasi të konsiderueshme të floririt kombëtar. Kjo vjedhje bëri një bujë shumë të madhe, të gjithë e morën vesh që floriri u vodh, edhe prisnin ndëshkim. Por as ndëshkim nuk ndodhi dhe as çështje penale nuk u fillua.

Kaluan disa kohë, erdhën socialistët në pushtet, Kryeministri i vendit në 1999 ishte Ilir Meta dhe në një mbledhje të Kuvendit të Shqipërisë Berisha bëri një deklaratë kundër Ilir Metës duke i thënë që ti je hajduti i floririt të Kërrabës. Në 1999, me helikopter, me bandën që shoqëronte Ilir Metën krahas tij edhe dy badigard, kanë shkuar dhe kanë vjedhur floririn në Kërrabë, por se çfarë sasie vodhi Sali Berisha në 1997 dhe çfarë sasie vodhi Ilir Meta në dhjetor nuk dihet. Thuhet që është vjedhur 280 kg po nëse është e saktë apo jo nuk dihet. Ky është problem hetimi, sepse nuk e nxjerrim dot se Kryeministër ishte ai që e vodhi dhe i kishte njerëzit e vet ata që bënin inventarin. Kur erdhi Kryeministër puna e parë që bën është të dorëzohen çelësat e floririt të shtetit, por gjatë regjimit komunist të gjitha të zezat kishte ai regjim”, u shpreh Idajet Beqiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 5 =