Berisha sulmon Yuri Kim: E paskrupullt, mafie! Kërkon të na bëjë ‘Republikë Bananesh’, mos i besoni asgjë

Sali Berisha vijon të sulmojë ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Gjatë një bisede me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha vazhdon ta quajë pjesë të mafias, ndërkohë që sot e akuzoi se ndërhyri në mëyrë të paskrupullt në SPAK.

“Unë mendoj se guvernatorja Yuri Kim ka shënuar në qëndrimet e saj, rekorde të zeza të papajtueshme me statusin e një diplomati. Ajo ka trajtuar Shqipërinë jo si një vend aleat i SHBA, por si një vend vasal.

Nuk e gjykoj Yuri Kim në raport me Berishën, por me vendin tim. Ajo ka shkelur Kushtetutën e vendit tim, Kushtetutën e SHBA, ka shkelur Konventën e Vjenës mbi statutin e diplomatit. Po i lëmë thirrjet e saj për barin për demokratët, por po marr qëndrimin e saj të fundit ndaj SKAP-it të partisë.

Ishte qëndrimi më absurd. Ishte qëndrimi më shkatërrues. Ndërhyrja e Edi Ramës dhe Yuri Kim në një garë të paimagjinueshme për të zgjedhur kryetarin trevjeçar të atij organi, i dha atij organi një goditje mëshire.

Çdo njeri që punon, që drejton, e ka shumë të qartë se suksesi i tij varet nga ekipi. Ai udhëheq, por pa ekip nuk ka sukses. Këta të dy, Edi Rama dhe Yuri Kim, në mënyrën më antikushtetuese, më të paskrupullt, ndërhynë dhe e bënë copë-copë atë organ. Për çfarë? Për të prishur çdo frymë bashkëpunimi, për të krijuar një realitet pro-amerikan, pro-mafioz, pro-kështu, pro-ashtu.

Pra, i dhanë një goditje mëshire SKAP-it të partisë. Ajo nuk mund të ndërhynte kurrë. Unë u them shqiptarëve se kjo është rruga e Republikës së Bananeve. Por Amerika ka hequr dorë nga Republikat e Bananeve.

Është mafia e Sorosit. Nuk është Amerika e vlerave. Ndaj ju ftoj që të mos i besoni asgjë asaj. Ajo, fatkeqësi e madhe që rastisi ambasadore në 100-vjetorin e marrëdhënieve tonë dhe punoi për të dëmtuar reputacionin e vendit të madh të lirisë. Dhe ia arriti. Gjithçka e bëri për dosjen e saj dhe interesat e saj personale.

Ajo mashtroi qeverinë e vet. Mblodhi gënjeshtrat e Edi Ramës, Bashës, Ballës, Veliajt dhe i transferoi. Të gjitha të fabrikuara nga mediat e Sorosit. Të gjitha i dolën gënjeshtra. Ajo bëri gjithçka që PD të mos ishte kjo që është. Ajo bëri gjithçka që të caktonte kryetarin e PD.  Pasi i doli bomba e parave sovjetike me Bashën, u kthye te Alibasha. Të vazhdojmë rrugën tonë bazuar te vlerat dhe parimet”, tha berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 9 =