“Sot mori një goditje të fortë grupi i Plarent Dervishajt”, gazetari: Redjan Rraja refuzoi të bëhet “il pentito”

Gazetari Elton Qyno bëri me dije se operacioni i sotëm i SPAK  me 5 arrestime është nisur qysh në vitin 2019 nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ai tha se bëhet fjalë për një atentat i nëntorit 2019 ku shënjestra ishte Landi Muharremi ose i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe u vra shoferi i tij Andi Maloku.

Qyno shtoi se ngjarja ndodhi rreth 6 muaj pasi iu bë një atentat Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhiaj, duke theksuar konfliktet mes dy grupeve për çështje pronash. Me arrestimet e sotme, sipas gazetarit, mori një goditje të fortë grupi i Plarent Dervishajt

Qyno për Ora News: Ky është një operacion i kryer nga SPAK dhe ka nisur si çështje në nëntor 2019, nga prokurorët e krimeve të rënda, më pas çështja i kaloi SPAK-ut. Bëhet fjalë për një atentat i nëntorit 2019 ku shënjestra ishte Landi Muharremi ose Rrumi i Shijakut. Pavarësisht se autorët patën qëllim që të vrisnin, viktimë shoferi i tij dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja që ishte në makinë.  

Ndërkohë që është arrestuar Redjan Raja, pasi u gjet një gjurmë gishti në makinë. Ai tentoi të largohej nga vendi. Ai ka rezistuar për tu bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Policia ka marrë vesh se ai në momentin e largimit ka qenë me një person tjetër i cili është identifikuar si Arjol Halilaj, pjesë e grupit kriminale që sot një pjesë janë arrestuar.

Ky person ka rënë në pranga 6-7 muaj pas kësaj ngjarjeje. Ndërkohë që kemi një goditje tjetër duke arrestuar edhe 5 persona të tjerë. Ndërsa 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Këta persona rezultojnë se janë të larguar nga vendin ynë. 

Ngjarja e ndodhur në nëntor vjen pas 6 muajsh të një ngjarje që ndodhi në 20 qershor në 2019, ku pos një breshërie armësh mundën të shpëtojnë Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhiaj. Si pasojë e ngjarjes së parë ndodhi edhe ajo në nëntor, për shkak të konflikteve që kanë pasur liderat e këtyre grupeve në Gjirin e Lalzit. Sot i është dhënë një goditje grupit të Plarent Dervishajt, ndërsa 4 personat e kryesorë të këtij grupi janë në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × one =