“Hajdutët e Bordit nuk ndalen”, Vasili krahason çmimin e naftës me Maqedoninë: 55 lekë më lirë se në Shqipëri!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka krahasuar çmimin e naftës në vendin tonë me atë të Maqedonisë, ku thotë se teksa Bordi e rriti në 208 lekë, në Maqedoni çmimi ka rënë ndjeshëm.

Sipas deputetit, në Maqedoni që nuk prodhohet naftë, ajo shitet me 153 lekë, pra 55 lekë më lirë se në Shqipëri, ndërsa në vendin tonë, Bordi e çoi në 208 lekë për litër.

Sipas tij, në vendin tonë “vazhdojnë të grabisin lekët e qytetarëve dhe të mbushin arkën e qeverisë dhe thesin e oligarkëve”.

Postimi i plotë:

Qeveria e Rilindjes vazhdon vjedhjen monstruoze me çmimin e naftës!

Bordi i hajdutëve, që duhet të ishte shkrirë me kohë e me vakt, vazhdon rritjen e çmimeve!

Pardje, Bordi i Hajdutëve u shfaq prapë pas 28 ditësh dhe rriti çmimin dhe e çoi në 208 lekë për litër naftë.

Ndërkohë që çmimet e naftës në bursë janë ulur, dhe kursi i dollarit ka rënë, hajdutët e Bordit nuk ndalen.

Ndërkohë në Maqedoni, çmimi është vetëm 153 lekë për litër naftë.(81.5 denarë).

Pra në Maqedoninë që s’ka as porte dhe as nuk prodhon naftë, çmimi është 55 lekë më i ulët!!

Kur çmimi i naftës në bursë ishte 2 vjet më parë njëlloj si sot, çmimi i naftës atëherë ishte rreth 174 lekë litri, ndërsa sot në të njëjtat kushte është mesatarisht 330 lekë më shumë.

Pra vjedhja është certifikuar dhe është shumë e qartë.

Vazhdojnë të grabisin lekët e qytetarëve dhe të mbushin arkën e qeverisë dhe thesin e oligarkëve.

SPAK-u rri e vështron se si vjedhin këta, bile vjedhin edhe SPAK-un vetë kur prokurorët u hedhin naftë makinave të tyre.

Këta nuk ndalen në hajdutërinë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + 13 =