Mediat britanike: Behgjet Pacolli i interesuar të blejë Manchester United

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester United nga Glazers.

Pacolli shërbeu si president i dytë i Kosovës nga 22 shkurt 2011 deri më 4 prill 2014.

Ai është gjithashtu një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, duke qenë aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile Mabetex Group.

Një tifoz futbolli, Pacolli së fundmi ndoqi një ndeshje të Arsenalit në Emirates Stadium kur Topçinjtë mposhtën Leicesterin në gusht.

Dhe i pyetur nga gazetarët të mërkurën nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, Pacolli u përgjigj “po, dakord”.

Familja Glazer ka nxjerrë zyrtarisht në treg Manchester United pas gati 18 vitesh pronësi.

Pacolli, 71 vjeç, ka një vlerë neto prej 1 miliard euro, sipas Forbes, por ka shumë bashkëpunëtorë të fuqishëm dhe të pasur si në Kremlin ashtu edhe në Uashington.

Një nga postimet e tij në Instagram është një video e tij me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Pacolli ka shërbyer edhe si zëvendëskryeministër i parë i Kosovës dhe ka qenë ministër i Punëve të Jashtme nga viti 2017 deri në vitin 2019.

Ai është edhe kryetar i Aleancës Kosova e Re, e cila është partia e tretë më e madhe politike në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − two =