Belgjika eleminohet nga Botërori, kualifikohen Kroacia dhe Maroku

Maroku është surpriza më pozitive e këtij botërori. Skuadra nga Afrika e Veriut kualifikohet si e para e grupit F dhe do të ndeshet me të dytën e grupit E pasi mundi 2-1 edhe Kanadanë duke hipotekuar vendin e parë me 7 pikë.

Suksesi i dytë rresht për Marokun që pas fitores me Belgjikën dhe barazimit të ndeshjes së parë me Kroacinë, e mbyll këtë fazë pothuajse në perfeksion.

Golat ndeshjes u shënuan nga Ziyech dhe En-Nesyri në pjesën e parë dhe po në këtë fraksion, Kanadaja ngushtoi me autogolin e Aguerd.

Ndeshje e dominuar nga marokenët të cilët nuk ishin aspak favoritë përpara Kroacisë dhe Belgjikës ndërsa tashmë shikojnë përpara drejt 1/8 ku do të luajnë në datën 6 dhjetor ora 16:00 në “Education City Stadium”.

Kroacia dhe Belgjika barazuan 0-0 në ndeshjen e fundit të grupit F të Kupës së Botës. Ky rezultat i shkon përshtat kroatëve, që tanimë janë në 1/8 e Botërorit.

Për ‘Djajtë’ e Martinez ky është dështimi i radhës në një kampionat me rëndësi të tillë, teksa brezi i artë i Belgjikës nuk nuk ia del as me rikthimin e Lukakut në fushë.

Nga grupi E kalojnë në 1/8 Maroku dhe Kroacia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 12 =