Arjan Çani thyen heshtjen, flet për herë të parë pas largimit nga TV Klan

Lajmi se emisioni i së premtes “Zonë e Lirë”, nuk do të transmetohet më në TV Klan bëri shumë bujë para pak muajsh. Kjo pasi programi i drejtuar nga gazetari dhe moderatori Arjan Çani transmetohet në ekranet shqiptare që prej vitit 2003.

Arsyet se pse ky emision nuk do të transmetohet më në Klan nuk dihet, teksa vetë Çani ka dhënë një intervistë për gazetaren Aulona Musta, ku ka folur për largimin e tij në emisionin, “Natë me Aulonën”.

Teksa Aulona Musta i tha se lajmi se ai ishte larguar nga TV Klan “ishte tronditës” për të, Ariani u shpreh se në fakt nuk është diçka edhe aq surprizuese, pasi ai deri më sot ka ndërruar tre media dhe tha se emisioni që ai drejton është si fëmija i tij për të.

“Zonë e Lirë” deri tani ka ndërruar tre televizione. Mund të kisha ikur edhe para tre vjetësh nga Klani, nuk është se ka ndonjë problem për mua. Ajo është një fëmija im ai emision, kudo që shkoj ai emision jam unë. Nuk ka rëndësi shumë kanali. Nuk duhet të jetë tronditëse.

Asnjë nga ne nuk është i pazëvendësueshëm. Tregun kudo që e lë mbushet nga dikush tjetër, mbushet mirë apo keq kjo është një histori tjetër. E kam zgjetur këtë periudhë sepse kam pasur shumë oferta”- tha Ariani Çani në emisionin “Natë me Aulonën”.

Arsyen se pse gazetari u largua nga kjo media nuk e tregoi, por theksoi se ka raporte të mira e shumë miqësore me drejtuesit.

“Në përgjithësi nuk kam folur asnjëherë kur jam shkëputur nga një vend dhe kam shkuar diku tjetër, nuk kam folur asnjëherë se pse e kam bërë. Kur krijon një marrëdhënie me një kanal/person, kur nuk jam më nuk i marr nëpër gojë.

Marrëdhëniet me ta janë shumë miqësore, janë arsye të dorës së tretë pse kam ikur. Ti Aulona më vjen mirë që je vetëm, ti je ndarë në mënyrë miqësore kurse unë e kam miqësi fake (fallco)”- tha Arian Çani, i cili tregoi edhe ofertat që ka pasur gjatë kësaj periudhe.

“Kisha një kërkesë nga Topi por nuk u bë. S’isha unë i bindur. Tani kam luksin ti jap kohë vetes të mos nxitohem”– tha Çani në “Natë me Aulonën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 18 =