Greqia u “gëzohet” dronëve amerikanë në tokën e saj

SHBA kanë vendosur tetë drone MQ-9 Reaper në Greqi për një vit, njoftoi Pentagoni.

Dronët janë vendosur në bazën ajrore të Larisa-s.

Kjo u konfirmua pas raportimeve në mediat greke se dronët dhe personeli i tyre mbështetës janë vendosur në bazë që prej 12 nëntorit.

Dislokimi u bë si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar më 1 nëntor midis Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM) dhe ushtrisë greke në përputhje me Marrëveshjen e Bashkëpunimit të Ndërsjellë të Mbrojtjes SHBA-Greqi.

Ushtria greke tha se vendosja ishte pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar bashkëpunimin me forcat aleate dhe do të “kontribuonte në ndërveprueshmërinë dhe parandalimin e NATO-s”.

Por më tej se kaq, kjo lëvizje është parë dhe si një sfidë amerikane ndaj dronëve Bayraktar të Turqisë. Ndaj, mediat greke ka trajtuar dhe këtë aspekt, duke tentuar të vërë në pah avantazhet e dronit amerikan ndaj atij turk, tashmë me famë për shkak të rezultateve sfiduese në disa konflikte, më e fundit në Ukrainë.

Greqia po kalon një periudhë tensionesh me Turqinë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi zotërimet në Egje, ku në rend të parë janë dhe kërcënimet e ndërsjellta ushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + sixteen =