60 VJETORI I TEATRIT PROFESIONIST “PETRO MARKO” TË VLORËS

Bashkim Kozeli

…Kisha dëshirë që edhe drama e dytë “SINJALI I KUQ” të vihej po ne Teatrin e Vlorës. Jo vetëm se ngjarja e Bazës së nëndetseve kishte ndodhur atje, por sepse ndjeja detyrim moral. Në skenën e atij qyteti u rrita si poet, ku regjisori Myqerem Ferra dhe aktori Qiriako Sava më nxisnin të shkruaja e më ftonin të recitoja poezitë e mia. Në atë skenë të bekuar , u pagëzua “foshnja” ime e parë, drama “SHOKËT”, e cila m’u bë busull rrugëtimi drejt këtij arti të magjishëm.
Mirëpo drama e re nuk ishte aq e lehtë si e para. Kishte skena masive te marinarëve (shqiptarë e sovjetikë), si dhe tipa e karaktere qe kërkonin jo pak aktorë profesionistë.
Me regjisorin Pirro Sava njihesha prej kohësh. I vajta me dramën e saposhkruar në shtëpi.
E kam ende para syve atë fytyrë të pastër e të lëmuar, kokën paksa mënjanë, me flokët e thinjur me vijë anash, ballin e kërcyer e sytë sugjestionues plot dritë, të kaltër si deti i Qeparoit.
Në atë dhomë pritjeje të thjeshtë, nje faqe muri e zinin raftet me libra shqip, rusisht, italisht, greqisht.
E lamë që dramën do ta lexonte menjëherë dhe mbasdite do piqeshim ne Shtëpinë e Kulturës.
Drama i kishte pëlqyer shumë.
Premiera e kësaj drame nën regjine e PIRRO SAVËS e skenografine e SABAUDIN XHAFERIT, u prit me sukses të jashtëzakonshëm. Shkëlqyen në rolet kryesore Andon Qesari (Nikollai, komnandanti sovjetik i bazes), Agim Shuke, ( Arbeni, komandanti shqiptar). Adem Gjyzeli ne rolin e marinarit shqiptar. Në rolet episodike: Xhulieta Kulla (Nina, gruaja e Nikollait), Arqile Nasho (bocmani), Aleksandër Pogaçe (toger Borisi). Nuk mund të lë pa peërmendur edhe aktorët Vangjel Panozaqi (admrali sovjetik), Asrit Hasho (admirali shqiptar). Ali Roshi (inxhiner Skenderi), Efterpi Laçka (Zana), Luftar Veshi (marinar Fatmiri) etj.
Për javë të tëra , salla plot.Nga që në sportelin e teatrit nuk përballoheshin kërkesat, biletat filluan të ndaheshin me autorizim nga qendrat e punës dhe zyrat e administratës.
Gjatë turneut ne qytete shfaqja jepej disa ditë radhazi. Në nja nga netët ne Tiranë erdhi Ismail Kadareja me të shoqen, Elenën. Atë kohë ai po shkruante romanin “Dimri i vetmisë së madhe” dhe ndoshta ishte i interesuar ta shikonte këtë shfaqje me bazën e Pashalimanit, sepse po punonte disa kapituj për atë ngjarje.
Shfaqja “Sinjali i kuq” nga trupa e teatrit të Vlorës pati jehonë të gjërë në shtypin qëndror dhe letrar. Ja ndonje prej tyre:
“..Dialogu mjaft i shkathët. mizanskenat mjaft shprehëse, tension i tendosur..Spektakli ishte mbushur me emocione të shumta e të gjalla , që elektrizoi sallën dhe që shlyhen me shumë zor nga kujtesa..”(gazeta Bashkimi, 12.12.1971).
“..Shfaqja reflektoi para publikut ato ide, ndjenja e mendime , ato situata, probleme, atë pathos, ata heronj-njerëz , karaktere që i ka vepra. Regjia e kish nuhatur karakterin e veprës dhe ndërtoi ne bazë të saj mizanskena të goditura , detaje shprehëse, ritëm dhe temporitëm të shkathët intensiv.” (Prof.Dr. J.Papagjoni. Nëntori nr10 .1971).
Pra kjo dramë nen regjine e Pirro Savës, beri çudinë ..”…arriti të shfaqej 196 herë” ( “Encklopedia e Teatrit dhe e Kinematografisë,fq.506. Toena,2009).
Edhe sot, shpesh pyes veten. cila ishte magjia e suksesit të asaj drame ? Mos ndoshta, ngaqë në ato vite ndjenja kombëtare kishte arritur kulmin, sepse Shqipëria denoncoi pushtimin sovjetik të Çekosllovakisë , dhe ne dolëm nga Traktati i Varshavës? Apo se heroizmi imarinarëve tanë ndaj sovjetikeve ne Bazën e Pashalimanit ishte ende i freskët dhe frymëzonte krenari të fuqishme kombëtare?
Mendoj se. veç këtyre rrethanave, magjia e suksesit qëndroi , mbi të gjitha, tek vlera e punës titanike regjisoriale e Pirro Savës. Ai i dha jetë dhe frymëmarrje dramës, duke i bërë personnazhet konkretë, të natyrshëm, me logjikë të shëndoshë, si dhe duke ruajtur me fanatizëm konceptimin e veprës.
Dramën “Sinjali i kuq” e vuri ne skenë dhe Teatri Popullor me regjine e të madhit Pirro Mani dhe kastën e aktorëve elitarë. Regjisori Mani ishe me komod me etë galeri aktorësh, dhe dramës nuk i luajti asnje fjalë, nga që kishim bashkëpunuar deri ne detaje me regjisorin Pirro Sava ne Teatrin e Vlorës.
Pas tetë nëntë vitesh qe m’u ndalua krijimtaria , (për shkak te dënimit te njerIt prej vëllezerve te mi (ushtarak i lartë), kur m’u ridha e drejta , perseri erdha ne Teatrin e Vlores me dramën “Lidhur si fishekë gjerdani”,dhe ne vijim e viteve, me komedine “”Buzeqeshjet e një mbremjeje”, me dramën “Pavdekësi” etj.
Në këtë jubile , të 60 vjetorit, i uroj trupes se Teatrit suksese ne artin e tyre sa te veshtirë aq edhe fisnik! !
(marrë nga KUJTIME dhe MBRESA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − ten =