Portugalia e bën dramë me Ganën, luzitanët fitojne në ndeshjen e parë të Botërorit

Një ndeshje e komplikuar për Portugalinë ishte akti i parë në Botërorin e Katarit, por në fund erdhi fitorja 3-2 ndaj Ganës.

Ekipi i drejtuar nga Fernando Santos do e niste me “marshin e pestë” sfidën, madje duke rrezikuar portën e mbrojtur nga portieri Ati-Zigi që në minutën e 10-të. I zakonshmi Cristiano Ronaldo nuk kontrolloi siç duhet një top të dërguar nga Bernardo Silva, me “gardianin” ganez që shpëtoi mkrekullisht portën.

Luzitanët dominuan dhe qarkulluan mirë topin, por kundërshtari dukej i pozicionuar siç duhet, duke mos lënë pothuajse aspak hapësira.CR7 do “tundtte rrjetën” por arbitri do anulonte golin për shkak të një faulli.

Në minutën e 64-të, skena do ishte e gjitha për 37-vjeçarin,  pas shumë përpjekjesh do vinte goli i parë në këtë botëror për Ronaldon, me penallti.

Festa nuk do zgjaste shumë, pasi ganezët do barazonin me Ayew. Ky barazim do ishte i përkohshëm, Felix riktheu edhe një herë avantazhin për portugezët, ndërsa Leao thelloi shifrat dhe vendosi përfundimisht fatin e takimit. Goli i Bukaris në fund do vlente vetëm për statistikë, koha nuk premtonte më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × one =