Kush janë dy të rinjtë që u arrestuan me pistoleta e kallashnikovë në Tiranë: Një prej tyre djali i ish-qitëses së njohur shqiptare

Dy nga katër personat e arrestuar në fshatin Tujan në dalje të Tiranës, në Rrugën e Arbrit, Bledar Matoshi dhe Klajdi Kodra, nuk janë aspak persona të panjohur për policinë.

Të dy janë arrestuar po së bashku në 14 shtator 2016, për të njëjtën akuzë, atë të armëmbajtjes pa leje. Në atë kohë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivët e Policisë së Tiranës iu gjet një pistoletë.

Por, më shumë se sa për armën e gjetur pa leje, Bledar Matoshi, mbahet mend për kundërshtimin ndaj uniformave blu, njërin prej të cilëve e ka goditur me grushte dhe madje i ka grisur edhe uniformën. Ndërkohë, Klajdi Kodra rezulton të jetë djali i ish-qitëses së mirënjohur shqiptare, Lindita Kodra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − seven =