MILAN, ITALY - FEBRUARY 24: Kim Kardashian is seen during the Milan Fashion Week Fall/Winter 2022/2023 on February 24, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Arnold Jerocki/Getty Images)

Ish-punonjësit e West pohojnë se reperi u ka treguar foto private të Kim

Ish-punonjësit e Kanye West pretendojnë se ai u ka treguar atyre fotografi private të Kim Kardashian.

Njëri nga ta, i cili nuk ka dashur ta zbulojë identitetin, ka përshkruar në një deklaratë për Rolling Stone se kjo ka ndodhur për herë të parë në vitin 2018, kur kishte shkuar për një intervistë pune.

“Kanye më pas tha se gruaja e tij sapo i kishte dërguar një fotografi eksplicite dhe ma tregoi atë në telefonin e tij celular”, ka treguar ish-punëtori.

Një tjetër ish-punonjës ka deklaruar se e njëjta situatë ka ndodhur edhe me të dhe se reperi nuk ka ngurruar asnjëherë t’ua shfaqë fotografitë e saj dhe të flasë për gjëra private.

Gazetarët e Rolling Stone pretendojnë se këto ngjarje janë të detajuara në një letër të hapur të titulluar “The Truth About Yeezy: A Call to Action for Adidas Leadership”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + 5 =