Edmond Spaho i drejtohet Pandeli Majkos: Mos u ndrydh nga çizmja e Ramës, ngrije zërin

Deputeti Edmond Spaho foli në foltoren e Kuvendit përmes lidhjes live në “Facebook” nga kryetari i PD-së Sali Berisha.

Duke iu referuar debateve në Kuvend për kohën në dispozicion të deputetëve dhe çështjes së Portit të Durrësit, Spaho tha se Parlament pa opozitën ka pasur vetëm në kohën e Enverit dhe nuk do të lejohet të përsëritet. Ai iu drejtua edhe deputetit socialist Pandeli Majko, duke i kërkuar të ngrejë zërin.

“2 mld euro të tjera që ia fal vetes së vetë. Veç këtyre bën përjashtime nga taksat, 220 mln euro të tjera dhe mburret për një fitim hipotetik që do ta paskemi nga 33% prej 380 mln euro.

4 mld e 200 mln euro ia heq Shqipërisë, pa llogaritur efektet e mospasjes së portit, i cili sot përpunon 4 mln ton mallra dhe në këmbim përpiqet të na hedhë hi syve.

Duhet të lejojë opozitën të flasë. Çdo deputet ka të drejtën të flasë 10 minuta. Nuk ka parlament nëse opozita nuk flet. Parlament pa opozitë ka pasur në kohën e Enverit dhe ne nuk do lejojmë të përsëritet.

I bëj thirrje dhe kolegëve nga e majta dhe Pandit që ndryshon mimikën, ke qenë student i dhjetorit Pandi, ke luftuar për fjalën e lirë, mos u ndrydh nga çizmja e Edi Ramës. Ngrije zërin dhe jepi të drejtat opozitës”– tha Spaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 8 =