E gjithë opozita në këmbë, Berisha paralajmëron Ramën: S’ka burg që të mban ty me këtë që po bën

Me tensione dhe debate po shoqërohet protetsta e ditës së sotme. Ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar Ramën se “tek Porti i Marinës do të përfundosh vetë, s’do dalësh më kurrë prej tij”.

“Marrëveshja nuk respekton asnjë rregull dhe asnjë ligj. Ramës iu është dhënë një garanci se asnjë qeveri të mos mund ta padisë mbrapa. Edi Rama i bindur të jesh se tek Porti i Marinës do të përfundosh vetë dhe s’do dalësh më kurrë prej tij. S’ka burg që të mban ty me këtë që po bën.

Dhe ti zonjë, kjo është histori turpi që ke vendosur që ti ndash deputetët në të parë dhe të dytë. Çdo deputeti i jepet koha njësojë. E vetmja në botë si vasale e një njeriu të papërgjegjshëm ndan parlamentin në dy pjesë”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =