Problemet shëndetësore/ Putin filmohet sërish duke u mbajtur pas karriges në mënyrë të pazakontë

Vladimir Putin është filmuar sërish ndëersa mbahet në mënyrë të pazakontë pas karrikes ndërsa supozimet rreth shëndetit të presidentit rus janë më të shumta se kurrë më parë.

Në pamjet e filmuara gjatë takimit së të martës me Miguel Díaz-Canel, presidentin e Kubës dhe njëkohësisht kreun e partisë komuniste të vendit, Putini shihet ndërsa qëndron i ulur në karrige në një mënyrë të çuditshme ndërsa flisnin para kamerave.


Edhe pse pamjet e publikuara nga Kremlini janë të “kuruara” në detaje, këtë vit janë vënë jo pak herë re sjellje të pazakonta të liderit 70-vjeçar të Rusisë.

Të shumta kanë qenë spekullimet apo “thashethemet” se presidenti rus mund të jetë duke vuajtur nga ndonjë sëmundje serioze apo edhe rreth ekzistencës së një numri të konsiderueshëm “dublantësh”.

Megjithatë, nuk mund të thuhet me siguri nëse pas mënyrës sesi Putini mban dorën në karrike, apo sesi lëviz kryesisht një nga këmbët, qëndron ndonjë problem i mundshëm shëndetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 5 =