Papa Françesku nxjerr në ankand orën 60 euroshe, ja shifra marramendëse që pritet të shitet

Papa Françesku nxjerr në ankand orën e tij. Vendimi u mor nga vetë Ati i Shenjtë i cili udhëzoi sekretarin e tij personal të kontaktonte shtëpinë e ankandeve Rago/Wright.

Sipas mediave italiane, ora do të dalë në ankand dhe pritet të shitet për një shifër të vlerësuar midis 10,000 dhe 100,000 euro.

Ora që Papa Françesku e ka veshur qindra herë, një orë e zakonshme me ngjyrë të zezë, pritet t’i shitet ofertuesit më të lartë.

Të ardhurat prej saj do të dhurohen për bamirësi, për të financuar bursa për fëmijët e një fondacioni.

Papa Gjon Pali II shpesh mbante një orë Rolex DateJust prej ari ndërsa Benedikti XVI preferonte një Junghans të viteve 1960.

Papa Françesku mban një orë me vlerë 60 euro: me një rrip plastik të zi dhe një fushë të bardhë ku bie në sy një datë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + 16 =