Vaksina e parë kundër kancerit mund të jetë gati pas disa muajsh

Shkencëtarët po punojnë për një vaksinë kundër kancerit, e cila do të personalizohet për pacientët.

Ilaçi i ri do të përdoret për të trajtuar pacientët me melanoma me rrezik të lartë, forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.

Vaksina mund të parandalojë mijëra vdekje çdo vit, shkruan KosovaPress.

Prodhuesit Moderna dhe Merck kanë thënë se rezultatet e provës, e cila do të përcaktojë nëse ndalon rikthimin e kancerit, priten deri në fund të vitit.

Vaksina eksperimentale bazohet në të njëjtën teknologji të ARN-së (mRNA) që u përdor për të krijuar vaksinat e anti-COVID.

Vaksina e kancerit është krijuar për çdo pacient për të gjeneruar qeliza T – një pjesë kyçe e përgjigjes imune të trupit – bazuar në nënshkrimin specifik, mutacion të secilit tumor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 10 =