KRIZA E LUFTËS NUK PËRBALLOHET ME SHTESAT QESHARAKE TË PENSIONEVE

Xhovan Shyti
Vendimin më të fundit lidhur me paketën e dytë të rezistencës sociale, si përherë, kryeministri Rama e propogandoi si një privilegj humanizmi që do ti bëj 674 mijë personave të klasifikuar si kategoi në nevojë, ku përfshihen: pensionistët me pension pleqërie, ata me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
Sipas vendimit të qeverisë këtyre kategorive pensioni mujor do tu indeksohet me 6% ritje që e përkthyer në lekë do të thotë se shumës që ata përfitojnë do ti shtohen 741 lekë/muaj për 674 mijë pensionistët e pleqërisë, 921 lekë në muaj për 64 mijë përfituesit e ndihmës ekonomike dhe 522 lekë në muaj për 90 mijë personat me aftësi të kufizuara.
Sipas qeverisë, që në të tilla raste e publikon shtesën qesharake jo në vlerë leku po në % , kjo paketë e dytë “është konceptuar ndryshe nga e para, duke u shtrirë në afatgjatë dhe duke targetuar më shumë individë”.
Ndërkohë, kjo paketë përfshin edhe rritjen e pagave në sektorin publik për 41 mijë punonjës. Më konkretisht, 10.800 punonjës në policinë e shtetit do të marrin shtesë prej 5,560 lekë/muaj; 3600 punonjës në Policinë e Burgjeve do të përfitojnë mbi pagën afro 10,548 lekë/muaj dhe 20 mijë punonjës të tjerë të administratës do të marrin rritje page në 5,000 lekë/muaj. Edhe këto janë të shtrira në kohë për tu shtuar kur ti shkrepet sërish Kryeministrit.
Më parë, diku nga fillimi i vitit qeveria ndërmori shtesën e pagave për mjekët, infermierët, mësuesit, duke nxitur oreksin e studentëve e pedagogëve që kanë kërcënuar me bojkotim të mësimit dhe sabotim të nisjes së vitit akademik 2022-2023… Lëmshi e li hesapi. Të vetmit që nuk kundërshtojnë e nuk parajmërojnë tubime protestuese janë kategoritë e pensionistëve që inatin ndaj Kryerilindasit pa rilindje ia derdhin sportelisteve të postës ku tërheqin shumat qesharake mujore.
Pa dashur të bëj komente të mëtejshme po përmend se slogani që i pëlqen të lëshoj kryeministri Rama për këto raste shtesash është ai i solidaritetit human në emër të përballimit me sa më pak dhimbje të krizës së luftës Rusi-Ukrainë, pra kompensimi balancues i çmimeve stratosferike që ofron tregu i çorientuar nga lufta. Gjë që edhe qendron për shtesat e pagave të kategorive të sektorit publik, por tingëllon tallje për pensionistët.
Më shumë se gjysma e të cilëve, konkretisht ata që e kanë pagën pensionale mbi 13.2 mijë lekë, u përjashtuan nga përfitimi i shtesës së parë 3 mijë lekëshe, ndërsa prej 01 tetorit 2022 do të marrin shtesat e sipërpërmendura, përkatësisht 741 lekë/muaj, 921 lekë/muaj dhe 522 mijë lekë/muaj. Që nëse do ti referohemi çmimeve të ushqimeve të shportës tingëllojnë tallje për faktin se, referuar rritjes, nuk balancojnë as shpenzimin ditor.
Për ta argumentuar këtë le të sjellim çmimet e disa prej produkteve më të domosdoshme të jetës së përditëshme dhe konkuluzionin nxirreni vetë.
Buka dhe gjithë produktet e miellit aktualisht rezultojnë me rritjen nga 200 në 300 %. Çmimi i një litër vaji të zakonshëm nga 180-200 lekë është ngritur në 430-450 lekë dhe ai i ullirit nga 500-700 në 1000 lekë litri. Çmimi i një kg djath është 850-1000 lekë, kurse të gjithë llojeve te mishrave dhe peshkut rezultojnë me rritje çmimi 2-3 fish, sikurse dhe shumë artikuj të tjerë të shportës që s’po i përmendim.
Dua të them me këtë se përballimi disi i kostos së shtuar të jetesës së përditëshme kërkonte, më së pari, dy tre fishim të pensioneve dhe më pas të pagave të kategorive të tjera të sektorit publik, që për hatër të realitetit duhet theksuar se kanë dhe burime të tjera të ardhurash ligjore e jo ligjore, si dy, tre punësimi apo pagesat antiligjore nën dorë për nderet që bëjnë me detyrat shtetërore.
Shtigje këto që janë të mbyllura për pensionistët e të gjitha kategorive të cilët pagën pensionale kanë të vetmin burim jetese.
Nëse vërtetë qeverisja e rilindasit pa rilindje ka në plan të parë humanizmin ndaj më të keqpaguarve, në emër të solidaritetit human, që dikton situate krizuale, duhet të kish ndërmarrë iniciativën e shkurtimit të 2.2 milionë lekëve (të vjetra) që një deputet përfiton gjithsej çdo muaj dhe që i shumëzuar me numrin 140 të deputetëve gjithsej arrin në mbi 30 milionë.
Sikurse po në emër të solidaritetit human duhet të kish bërë të njejtën gjë në shkurtimin e pagave mbi 1.5 – 2 milionë lekë që përfitojnë ministrat, kryebashkiakët, këshilltarët, servilat, spiunët, baxhellat dhe sherbetorët që dredhin zinxhirët e firmosin nga dy tre bordero e më shumë.
Sikurse duhej të kish stopuar PPP-të, miliardat dhenë personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar e tenderimet për alternativa jo emergjente etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + 16 =