Parashikimi i motit për ditën e diel, 2 tetor 2022

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24-orëshit, duke sjellë në territor kthjellime dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në pjesën e parë të ditës dhe gjatë mbrëmjes.

Ndërsa orët e mesditës dhe kryesisht pasditja i bëjnë më të dukshme vranësirat.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + nineteen =