Grabitje me armë në një banesë pas mesnate, maskat marrin më shumë se 8 mijë euro dhe sende me vlerë!

Një grabitje me armë ka ndodhur pas mesnatës së djeshme në fshatin Dom të Klosit, ku persona të maskuar kanë hyrë në një banesë.

Dyshohet se 5 persona të armatosur dhe me maska janë futur në banesë dhe kanë marrë një shumë prej 8 mijë eurosh dhe thuajse 1 milion lekë shqiptare.

Nën kërcënimin e armës ata kanë marrë edhe shumë sende me vlerë.

Policia ka nisur një hetim për të mësuar rrethanat e ngjarjes dhe për bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − eight =