Arrestohet vajza e ish-presidentit të Iranit

Sot janë shënuar 12, që nga nisja e protestave për vrasjen e 22 vjeçares Mahsa Amini. Sipas informacioneve dhjetra janë arrestuar përfshirë vajzën e ish-presidentit të vendit.

Duke injoruar thirrjet ndërkombëtare, autoritetet iraniane vazhdojnë të godasin protestuesit, duke i quajtur ata rebelë që dëmtojnë sigurinë dhe pronën publike. Sipas të dhënave të publikuara ditën e djeshme nga agjencia iraniane e lajmeve Fars, rreth 60 persona janë vrarë që nga 16 shtatori.

Policia tha se 10 u vranë në radhët e tyre, por nuk është e qartë nëse ata janë në mesin e 60 viktimave. Përveç kësaj, autoritetet iraniane theksuan se më shumë se 1200 protestues janë arrestuar që nga 16 shtatori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 13 =