Vlora Çitaku kritikon liderët e Kosovës: Heshtje shurdhuese karshi fjalimit të Ramës dje në OKB

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar liderët e institucioneve të Kosovës për heshtjen e tyre pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili deklaroi gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara se raporti i Dick Marty-t ishte tronditës.

“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB”, ka shtuar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + six =