NOTAT: Kombëtarja nxihet në Izrael, Reja në episodin e fundit

Nëse mund të mburremi se kemi lojtarët më të mirë luajnë më Itali, trajneri që vjen nga Italia lë shumë për të dëshiruar.

Në ndeshjen që skuadra duhej të vendoste fatin e një sezoni, trajneri vizaton një skuadër pa ide, futbollistë jashtë pozicioneve të tyre dhe aspak fantazi me kualitet që ka skuadra.

Një rreshtim ku shumë prej futbollistëve nuk gjejmë veten e tyre, ndërsa trajneri nuk është në gjendje që të korrigjojë vetën e tij.

Mbrojta e hutuar, krahët e bllokuar. Gjasuala që luan shumë poshtë, ndërsa sulmuesit janë të shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës dhe individualiteti i tyre nuk prodhoi rezultat.

Ky mund të jetë edhe episodi i fundit i trajnerit në drejtimin e kësaj skuadre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + one =