Arbitrat nuk do të lejohen të flasin për mediat

Arbitrat që do të vendosin drejtësi në Kupën e Botës Katar 2022 do jenë të ndaluar të bëjnë prononcim të çfarëdollojshëm për mediet.

Kështu Pierluigi Collina, president i komisionit të arbitrave të FIFA-s, bëri me dije nga Festivali Sportiv i Trentos se komunikimi i gjyqtarëve me mediat në fund të ndeshjeve është absolutisht i ndaluar.

Në Botërorin e Katarit gjyqtarët nuk do të takohen me mediat në fund të ndeshjes.

Pas pak muajsh fillon Kupa e Botës dhe tani do të më duhet të merrem me 129 zyrtarë në Katar. Një ushtri më shumë se një ekip, një detyrë ndryshe nga kur isha arbitër.

 Ndoshta kishte diçka në ADN-në time, por unë jam një personazh hiper konkurrues dhe të qenurit arbitër më ka dhënë shumë, jo vetëm një finale të Kupës së Botës.”– tha Collina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − 11 =