WhatsApp shton opsionin e ri, si mund ta përditësoni

WhatsApp do mundësojë shpërndarjen e mesazheve zanore si përditësim i statusit. Në këtë  mënyrë, mund të ndani mesazhe të shkurtra zanore me kontaktet tuaja.

Nëse më parë përdornit opsionin “Screen recording” në celular për të ndarë një mesazh zanor, tani do jetë më e thjeshtë.

ËBetaInfo, të cilët testojnë opsione të reja në aplikacion, thanë se kjo risi është në versionin beta të tij, në pajisjet Android.

“Kur dëshironi të postoni një përditësim të ri statusi, mund të zgjidhni ngjyrën e sfondit dhe mesazhi zanor do të shfaqet në formën e një flluske. Gjatësia maksimale e mesazheve do të jetë 30 sekonda”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

10 − seven =