Shtrenjtohet siguracioni i makinave! “Habisin” kompanitë në Shqipëri: Shkak është lufta…

Prej një muaji, çmimet e siguracionit për automjetet janë rritur në mënyrë të papritur, pa asnjë arsye me 10.3%.

Qytetarët thonë që çmimet e reja kanë nisur këto muajt e fundit dhe janë të njëjta gati në të gjitha kompanitë e sigurimeve.

Rritje ka për të gjitha llojet e siguracioneve duke filluar që nga motocikletat e deti tek mjetet bujqësore. Qytetarët më së shumti sigurojnë automjetin, pasi është i detyruar nga policia.

Qytetarët konfirmojnë për mediat rritjen e çmimit të siguracioneve të automjeteve, ndërkohë që ankohen se sqarimi është i vakët dhe i pakuptimtë. Teksa përballen në zyrat private të siguracioneve, ata marrin si përgjigje se shkak është bërë lufta në Ukrianë?!.

Gjithashtu, ajo që vihet re në sigurimet e automjeteve, është se nuk merret parasysh fuqia motorike e mjetit apo vitet e shoferit, siç është në disa shtet të Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nineteen + two =