Paralajmërimi i Kurtit alarmon të dyshuarit që do të përballen me drejtësinë/ Këta persona duhet të frikësohen!

Shteti i Republikës së Kosovës, konktretisht, qeveria aktuale me në krye Albin Kurtin, duhet që të jenë të kujdesshëm në institucionet e sundimit të ligjit, pasi që, faktori ndërkombëtër është duke vështruar dhe përcjellur veprimet që po ndodhin në Kosovë.

Kështu është shprehur ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, i cili shton se, ndërkombëtarët po shikojnë me kujdesë luftimin e krimit në Kosovë, por edhe institucionet që e luftojnë krimin.

Tërnava shprehet se, edhe ndërkomëbtarët po kërkojnë që të luftohet krimi i organizaur dhe korrupsioni, në mënyrë që t’i hapet rruga drejt BE-së.

Derisa nuk luftohet krimi në institucionet shtetërore në mënyrë të drejtpërdrejtë, edhe besimi në institucionet e drejtësisë do të demtohet rënd, si në KPK dhe KGJK. Masat e vonuara ndëshkuese që po shqiptohen ndaj shkelësve të ligjit, e të cilët do të duhej të sanksionoheshin me të parën, të ndëshkohen dhe të përjashtohen me automatizëm nga sistemi i drejtësisë. Një rast i tillë emblemë e turpit të sistemit të drejtësisë së Kosovës është ai i gjyqtarit Rafet Ismaili”, thotë Tërnava.

Siaps tij, ata duhet të përfundojnë në burg, ndërsa pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet nga shteti i Kosovës.

“Kjo sepse me këtë transparencë do të arrihet efekti pozitiv i luftimit të krimit në përgjithësi edhe në preventivë, dhe të gjithë përfaqësuesit që janë të punësuar nëpër institucione ku luftohet krimi në të ardhmen do i luftojnë veprat kriminale e antiligjore, si KPK, KGJK e polici të Kosovës, në mënyrë që opinioni të njoftohet me kohë se kush janë abuzuesit e vërtetë të shtyllës kryesore të shtetit, drejtësisë dhe të sigurisë, e të njëtit pa vonesë të nxirrën para drejtësisë, të mos amnistohen, të mos bëhen pasqyre me rastet e tyre, por procedurat të përshpejtohen dhe publikisht të njëtit të lajmërohen kur dënohen”, thotë ai.

Ai shton se, nëse janë ligjet të njëjta për të gjithë qytetarët e shtetit, atëherë luftimi ndaj krimit duhet të jetë permanent dhe në mënyrë të pamëshirshme, sepse me një luftim të tillë serioz Kosovës do i hapen rrugët drejtë shteteve të BE-së.

“Kurti ka paralajmëruar se do të ballafaqohen pasanikët e krimit të organizuar me Ligjin për Konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, se mund të iu konfiskohet pas miratimit të këtij ligji që ndodhi të mërkurën. Sipas kryeministrit Kosova e ka pjesën e vet të historisë tepër të errët me korrupsion, nga ku zyrtarë të shumtë e biznesmen të lidhur me ta, kanë vjel taksat e qytetarëve duke krijuar pasuri marramendëse të cilën nuk e justifikojnë dot, dhe duhet të bëhet objekt hetimi dhe arsyetimi, në të kundërtën do të jetë objekt konfiskimi, duke u zotuar se në qeverisjen e tij toleranca për korrupsion është zero”, thekson Tërnava.

Tërnava potencon se sa më parë tash duhet të fillojë arrestimi dhe burgosja e atyre që u pasuruan në mënyrë të jashtëligjshme.

“Kjo Qeveri në pushtet duke i pasur parasysh obligimet dhe premtimet e saja ndaj qytetarëve, tani sa më parë duhet të fillohet me një luftim të krimit serioz, dhe të gjithë të akuzuarve që iu konstatohet pasuria që me veprime kriminale janë pasuruar, që të gjithëve duhet të iu konfiskohet ajo pasuri dhe t’i kthehet shtetit të Kosovës dhe nga këto veprime të gjithë qytetarët të marrin mësim nga ky veprim, se përpos dënimeve që do t’iu shqiptohen vepër kryesve, edhe pasuria do t’iu konfiskohet dhe t’i kthehet shtetit”, thotë ai.

Sipas tij, kjo qeveri është zotuar për ta luftuar krimin dhe korrupsionin si dhe dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Njerëzit e ndershëm nuk kanë nevojë me u frikësua e as nuk e paraqesin këtë frikë. Frika që dikush mundet me pas probleme ligjore munden me qenë të arsyeshme, sepse ky është qëllimi i ligjit, por frika e atyre njerëzve që i frikësohen këtij projektligji janë vjen vetëm nga ata që e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare e që do të hetohen, vlerëson dhe detyron për t’i kthye paret atje ku i kanë marrë. Me këto veprime ligjore që po i ndërmerr kjo Qeveri, edhe qytetarit do t’ia kthej mendjen, se Kosova ka njerëz të ndërgjegjshëm dhe që ia donë të mirën këtij vendi, kurse ata që përfitojnë në mënyra kriminale e kanë vendin në burg”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

6 − five =