Identifikohet vrasësi i 19-vjeçarit, Erjon Xhenje/ Në kërkim edhe për një tjetër ngjarje

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së 19-vjeçarit, Erjon Xhenje, në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shkodër.

Mësohet se ai është një person me precedentë të mëparshëm kriminale dhe i shpallur në kërkim si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në qytetin e Shkodrës.

Policia nuk e ka bërë publik, emrin, por strukturat e saj po punojnë për kapjen e tij. Burime të policisë thonë se vrasja e Erjon Xhenjes është pjesë e një zinxhiri krimesh të ndodhura në qytetin verior.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen + ten =