GJKKO i konfiskon pasurinë të dënuarit për droge në Britani

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi konfiskimin e pasurisë për një subjekt të OFL-së. Bëhet fjalë për Emiljan Shega, i dënuar në Angli për trafik kokaine.

Vendimi u dha nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Saida Dollani (anëtare).

Shega, i cili mori formularin e OFL në shkurt 2020, është arrestuar 10 vjet më parë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund.

Gjatë aksionit të policisë, droga u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilim, mbi të cilët ishte vendosur edhe një divan. Shega u dënua me 10 vite burg nga autoritetet britanike.

Pasuritë e konfiskuara:
1. Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 130 m2, {…}, në pronësi të shtetasit E.Sh.;
2. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 5667 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;
3. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 3782,6 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;
4. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 498,8 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;
5. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 17328,3 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;
6. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 7000 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve G.H. dhe M.K.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eleven + 17 =