“Shqipëria është shumë pas në fushën e teknologjisë dhe kibernetikës”, Tabaku ngre alarmin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook’, pas eventit të Dhomës Amerikanë të Tregtisë në lidhje me ‘Qytetet Inteligjente’.

Tabaku shkruan se nisma është interesante me qëllim rritjen e investimeve të huaja amerikane në Shqipëri dhe për të modernizuar më tej qytetet shqiptare përmes teknologjisë.

Statusi:

Kënaqësi të isha pjesë e aktivitetit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Ambasada Amerikane në lidhje me Smart Cities (Qytetet Inteligjente).

Shqipëria duhet të përfitojë sa më shumë nga kompanitë e teknologjisë sidomos në fushën e informatikës, kibernetikës dhe jo vetëm. Nëse këto kompani janë me origjinë SHBA, një partner strategjik dhe jetik për ne, aq më pozitive është kjo qasje.

Fatkeqësisht Shqipëria është shumë pas në fushën e teknologjisë dhe kibernetikës. Sulmet e fundit kanë dëshmuar se Shqipëria nuk po shfrytëzon potencialin e mrekullueshëm të talenteve që ka në fushën e zhvillimit të programeve kompjuterike, Inteligjencës Artificiale (AI), ëeb 3 e me radhë.

Sot mbas 200 mln euro investime ne ketë fushë e shohim se strategjia e qeverisë ka dështuar dhe e ka rrezikuar sigurinë kombëtare. Ne duhet të kemi një vizion dhe strategji të qartë mbrojtëse dhe ky sektor nuk mund të shihet si një “lopë koncesionare” apo si një hambar për t’u tenderuar.

Kjo mund të jetë dhe është një mënyrë dhe për të tërhequr investimet e huaja e për ta përdorur si brain gain për mijëra të rinj të talentuar që sot fatkeqësisht largohen.

Ndaj le të jetë kjo nismë, një hap me rëndësi dhe jetike për të shtyrë përpara jo vetëm investimet e huaja nga kompani me emër në fushën e teknologjisë. Por mbi të gjitha për të shndërruar vendin në një hub të zhvillimit teknologjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

13 + five =