Eksperti zbardh planin që kishin rusët e arrestuar në Gramsh

Një muaj më parë tre persona u arrestuan në Uzinën e Gramshit, pasi akuzohen për spiunazh. Dy prej tyre ishin shtetas rusë, ndërsa njëri ukrainas, të cilët thuhet se sponsorizoheshin nga agjentura të huaja.

33-vjeçarja, Svetlena Timofoeva ishte një blogere me jetë luksi, ndërsa djemtë e tjerë, njëri kimist dhe tjetri IT. Kjo ka bërë që dyshimet të shtohen edhe më shumë rreth tyre.

Së fundmi, pedagogu i kriminologjisë Ervin Karamuco, ka deklaruar se janë disa detaje që i kanë nxjerrë zbuluar të rinjtë. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se janë gjetur disa skica dhe prova të tjera, që vërtetojnë gjithçka.

“Ajo që më ka bërë përshtypje është që si ka mundësit? Janë dy gjëra që e kanë nxjerrë zbuluar atë blogeren. E para, blogerja vjen shumë e promovuar, që është një blogere e famshme me miliona ndjekës, me mjete luksi dhe transporti etj. Edhe një ditë të bukur kur arrestohet ju bën thirrje shokëve të mbledhin lekë se nuk ka lekë për avokat. Do të thotë që rubinetat janë mbyllur gjatë kësaj kohe, nuk ka më financim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

12 − 10 =