Sulmet kibernetike, Rama në median amerikane: Erdhën nga Irani, është fakt jo akuzë. Duhej të ndërprisnim çdo lidhje

Kryeministrri Edi Rama ka folur për sulmet kibernetike nga Irani, në emisionin “Wake Up” në Amerikë, ku ka qenë i ftuar së bashku me Richard Grenell.

Ai ka sqaruar se fakti që sulmet ishin të drejtuara nga Irani, është fakt dhe jo akuzë.

“Dua ta bëj të qartë, nuk akuzova Iranin. Kemi prova mbështetur në prova të skuadrës së Microsoft dhe agjencive të specializuara ameirkanëe që pas sulmit është Irani, që ka sponsorizuar 4 grupe, një nga ta që qëndron në krye të sulmeve terroriste kibernetike.

Nuk është akuzë, është fakt. Nga ana tjetër, ne e kuptojmë se ishte koha të ndërprisnim çdo lidhje me këtë regjim. Nuk mund të lejonin që ambsada e tyre të vazhdonte të ishte në mes të kryeqytetit dhe të shërbente si qendër operative për këto sulme”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

19 − four =