Protestuesit anti-qeveritarë në Iran përmbysin makinën e policisë pas vdekjes së 22-vjeçares

Protestues në Iran tentuan sot të përmbysnin një makinë policie në vijim të zemërimit të gjerë për vdekjen e të resë në stacionin e policisë javës që shkoi.

Demonstrimet po përhapen edhe në qytete të tjera pas vdekjes së vajzës që u ndalua për çështje të traditës së shamisë së kokës, dhe shkelje të rregullave ‘morale’ në vendin konservator musliman.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregonte demonstrues në Teheran që tentonin të përmbysnin një makinë policie, e cila kishte xhamat e thyera.

Në të tjera pamje protestues shiheshin duke brohoritur e duke goditur makinën e policisë që lëshon ujë me presion për shpërndarjen e turmave

Në video raportohej për protesta nga qytete të tjera të vendit por mediat thonin se pamjet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Protestat nisën kur 22 vjeçarja kurde-iraniane Mahsa Amini, u shpall e vdekur të premten, teksa kishte rënë në koma pas arrestimit për shaminë e saj të kokës në Teheran.

Policia e Teheranit tha se Amini “kishte pësuar një atak kardiak” gjatë ndalimit, ndërsa media të tjera flisnin për probleme të mëparshme shëndetësore të të ndjerës para arrestimit.

Prindërit e Amini kanë thënë se ajo nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore dhe aktivistët thonë se ajo është rrahur në ndalimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

18 − 6 =