Diego Simeone kritik ndaj lojës së Realit

Atletico Madridi e humbi derbin e qytetit nga Real Madridi me rezultat 1:2 dhe u largua edhe më shumë nga kreu i tabelës në La Liga.

Trajneri Diego Simeone e pati një natë të veçantë pasi u bë trajneri me më së shumti ndeshje në krye të “Los Colchoneros”.

Argjentinasi e ka kritikuar lojën e kundërshtarit të mbrëmshëm, ndërsa i ka lavdëruar lojtarët e tij për lojën e shfaqur.

“Mund të luash dobët dhe mund të luash mirë, ndërsa Reali i bën të dyja, është një skuadër e fortë. Ne, në pushimin në mes të dy pjesëve kemi biseduar dhe në pjesën e dytë kishim më shumë agresivitet, duke iu afruar edhe barazimit.

Goli i vonshëm i Hermosos ishte i pamjaftueshëm për Atleticon, derisa për Realin paraprakisht kishin shënuar Rodrygo dhe Valverde.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

16 − seven =