Pse nuk është emancipim ky?!

Kaon Serjani

-E ke parë “Kepin e Sodomës”?
-Jo. Në Netflix?
-Ça Netflixi, TV Gomorra jonë.
-E çfarë përmban?
-Ka qëllim emancipues për rininë shqiptare.
-Në ç’kuptim?
-Është edukim erotik. Të rinjtë shqiptarë janë shumë të prapambetur. Përmes emisionit të rinjtë mund të mesojnë si të kërcejnë, si të flirtojnë, si të puthin, si të prekin, dhe shumë “si” të tjera të rëndësishme.
-Cili është imazhi i djalit të emancipuar aty?
-Djali me muskuj, me tatuazh, që qesh bukur dhe që është vetvetja.
-Po i vajzës së emancipuar?
-Vajza me bikini, me botox, ajo që di të joshë, të zhvishet, të tundet dhe që është pa komplekse.
-Aha.
-Çfarë? Pse të ndryshoi ngjyra e fytyrës?
-Femra nuk emancipohet kur u krijon platforma për të nxjerrë të pasmet në TV. As djemtë nuk emancipohen kur u shfaq modele Don Zhuanësh të palestruar.
-Pse, nuk është emancipim ky?
-Jo. Ky është thjesht një tregues se diçka ka shkuar thellësisht keq me instiktin seksual tek ai që e shfaq, dhe po njësoj tek ata që ndjekin shfaqjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × 3 =