Përplasje me armë zjarri në Mirditë, degradon konflikti mes dy personave, shpallet në kërkim autori

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Fan të Mirditës. Policia bën me dije se pas një konflikti mes dy personave, njëri prej tyre me iniciale K.Gj. ka qëlluar me armë dhe më pas është larguar.

Personi tjetër i përfshirë në sherr me iniciale P.P.m është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes ndërkohë që FNSH ka ngritur dy grupe kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Burime nga policia bëjnë me dije se Klodian Gjoka, pas një konflikti me Pashk Prengën ka qëlluar me armë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore  me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mirditë/Informacion paraprak

Në Klos, Njësia Administrative Fan, rrethi Mirditë, dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nineteen + one =