Parashikimi i motit për datën 17 shtator 2022

Dita e shtunë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët. Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim e qendër deri lartë.

Reshjet e shiut vijojnë të herëpashershme gjithë ditës me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut mbeten prezente por humbasin intensitet.

Era do të jetë nga jugperëndimi –veri perëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fifteen − 13 =