Kreshnik Spahiu: SHBA ka dosje të politikanëve shqiptarë që kanë qenë pjesë e spiunazhit rus, një pjesë e tyre janë shpallur non-grata

“Fillimi i një dosje të madhe që do pasojë pastrimin e elitës politike në Shqipëri. Mendoj që nuk është i rastësishëm”. Kështu u shpreh analisti Kreshnik Spahiu në Euronews Albania teksa komentoi lajmin për financimin rus në Partinë Demokratike.

“Padyshim që SHBA-të kanë hartuar një projektligj të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vënë në fokusin e gjykimit të SHBA-së për shkak të rrezikut të influencës ruse”, u shpreh ai më tej.

Spahiu nënvizoi se pas dosjes për financimin rus të PD-së do të bëhen publike disa dosje të politikanëve që kanë bashkëpunuar me shërbimet ruse, jo sot jo, por ndër vite.

“SHBA disponon dosje të veçanta për lider politikë shqiptarë që kanë qenë pjesë e spiunazhit rus.

Mendoj që një pjesë e tyre janë shpallur non-grata. Ka bindjen time profesionale dhe jam i informuar, lista e shpallës non grata për politikanët shqiptarë nuk ka qenë thjeshtë se janë të korruptuar, por se janë pjesë e një projekti për të penguar projektet amerikane”, tha Spahiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 + one =