Barcelona synon fitoren e radhës, Mallorca e Vedat Muriqit sfidon Almerian

Barcelona, e cila po bën një sezon të madh, do ta pres në ‘Camp Nou’ Elche. Katalonasit synojnë që të arkëtojnë edhe tri pikë të reja në garën për majat e tabelës.

Ndërkohë, Mallorca e Vedat Muriqit kërkon t’u kthehet fitoreve në përballje me Almerian.

Ylli i Kosovës, i cili po kalon formë të mirë këtë sezon me skuadrën spanjoll, pritet të jetë titullar edhe në duelin kundër Almerias.

Athletic Bilbao-Rayo Vallecano është një tjetër ndeshje interesante pritet të zhvillohet sot në elitën e futbollit spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

twelve − 4 =