U përfol në media për lidhje me kartelin e “Sinaloas” në Meksikë, reagon një prej të akuzuarve

Luftar Hysa ka reaguar pasi një ditë më parë iu përmend emri në media, se është i lidhur me kartelin meksikan të “Sinaloas”.

Reagimi i tij  

Ditën e djeshme, në media të  ndryshme të vendit tim është publikuar një histori e pavërtetë  që implikon personin tim dhe familjen time në akiviete ilegale.

Specifikisht akuzohem që kam lidhje  në pastrim parash me kartelet e drogës në Meksikë.

Unë shetasi Luftar Ali Hysa me profesion inxhiner dhe me një familje tipike intelektuale  hedh poshtë në menyrë kategorike pjesëmarrjen time dhe të familjes sime në cfarëdolloj aktiviteti  illegal.

Si Shqiptar që jam dhe që kam kërkuar një të ardhme më të mirë për familjen time, në vitin 2004 kam emigruar ne Meksikë në kërkim të oportuniteteve.

Në Meksikë kam gjetur vend dhe jam mirëpritur në mënyrë vllazërore nga persona me inegritet të lartë qytetar dhe profesional, me një trajektore të pacënueshme të cilët më  ndihmuan të zhvilloj një aktivitet legal dhe serioz  që më mundëson  të jetoj në mënyrë dinjitoze  në shoqërine e familjarëve dhe miqve të mi.  Falë këtij historiku unë  dhe familjarët e mi jemi sot shtetas meksikanë.

Në mënyrë të trishueshme,interesat e konkurencës jo të ndershme të personave që I kam  identifikuar qartësisht mund të cojnë në prishjen e imazhit të një personi dhe të një familjeje që ditë pas dite punojnë me të gjithë fuqitë për tu pozicionuar në një vend më të mirë duke konkuruar denjësisht.

Publikimi I këtij artikulli nuk ësht asgjë me shumë se një përpjekje imorale dhe intrigante për të eleminuar pikërisht konkurencën.

Më duhet të përmend që nuk kam asnjë dijeni të asnjë invesigimi nga qeveria Meksikane kundrejt personit tim, kompanive, vëllëzërve, punëtorëve , bashkëpunëtorëve  madje të asnjë  personi me të cilin jam lidhur për të zhvilluar aktivitetin tim.

Sa më sipër dua të informoj opinionin publik se kompanitë që unë përfaqësoj dhe  të ardhurat e tyre janë 100 % legale, të autorizuara per operim  nga qerveria Meksikane. Këto kompani nuk kanë të bejnë me asnjë aktivitet illegal,  aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës.

Për këtë përfaqësuesit e mi ligjorë po punojnë për zbardhjen e e plotë të kësaj cështje, për vendosjen në vend të dinjitetit tim dhe familjes time.  Përgjegjësit e këtij artikulli që ka si qëllim eleminimin e konkurencës do të mbajnë përgjesitë përkatëse.

Në fund dua të shprehem se  atë ditë që dola nga Shqipëria kisha  të vetmin  qëllim  për të kërkuar  oportunitete.  E kam  vendosur ballin lart përpara botës për kombësinë time dhe kam  gjithnjë krenar. Me po aq krenari dua të përmend sot se në kompanitë që unë dhe vellai im kemi krijuar punësojmë më tepër se 1500  punonjës  vetëm në Meksikë.

Ndihem po aq krenar sot që duke pasur gjithnjë të drejtën me vete dhe  në saj të mundit, punës së ndershme dhe superimit të sfidave  kam mundur të kthehem po me kokën lart dhe të investoj në vendin qe e dua aq shumë .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eleven − one =