Futbollisti i talentuar i Anglisë pranë transferimit…

Liverpuli është favorit në garën për të transferuar Xhud Bellingamin nga Borusia e Dortmundit verën e ardhshme. “DailyMail” ka shkruar më parë se Jyrgen Klop e ka identifikuar talentin 19- vjeçar të kombëtares angleze si objektivin kryesor të sezonit të ardhshëm, por “Reds”-at do të kenë konkurrencë të madhe.

Të dyja klubet e Mançesterit janë të interesuar për ish-talentin e Birmingamit, por edhe superfuqi të tjera Europiane.

Bellingam është një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit të Bundesligës, që kur ai u transferua për 21 milionë paund vetëm dy vite më parë, një lëvizje që e bëri 17-vjeçarin transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Klop e ka pranuar se ai është një admirues i madh i tij dhe ishte i interesuar për ta transferuar që këtë verë. Por Dortmundi nuk mund të humbiste një tjetër yll të skuadrës pas shitjes së Erling Halandit te Mançester Siti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × 5 =