ARBËRISHTJA, GEGNISHTJA, TOSKËRISHTJA, STANDARDI

Ky më poshtë është një shënim në facebook.
I shkruar lehtë në kohën time të lirë .
Jo për t’u sajdisur seriozisht, as për të vrarë mendjen si tekst i rangut për t’u botuar në shtyp.
Shkurt, shkruar për miq, për kënaqës timen.
Cilën kënaqësi? Atë kënaqësi që më jep leximi i poezive të poetit arbëresh:
                                                                                                                                                                                                                                                                                                    VOREA UJKO (Domeniko Bellizzi)
                                                                                                                                                                                                                                                                                                    Ky është një poet i buruar. Poet me një spotanitet dhe lirshmëri në të shkruar që lë shtang cilindo usta fjale a gjuhe në poezi. Është e ngrohtë fjala, i njomë imazhi, e rrjedhtë fshehur ritmika e fjalës e me një tel lidhur te gjaku ashtu … si pulsi.
Jam nga adhuruesit e tij. Ia kam përcjellë poezunë në ndonjë studim…mbase më shumë se studim, kam shtjelluar pasionin tim për poezinë e tij, shijen që edhe sot e gjithë jetën do të më shoqërojë…sa herë e lexoj.
Me këtë rast, guxoj të them shkurt dy fjalë për një debat mbi gegnishten letrare…mbi Fishtën…standardin.
Dua të jem lakonik.
I. Shqipja, para se të jetë gjuhë me standard të unifikuar ka arritur, në poezi veçanërisht, lartësi të nivelit evropian në tre dialekte. Së pari, me variantin, arbërisht. De Rada, Serembja, Dara janë poetë të nivelit evropian. Kjo tezë është e vërtetuar dhe e shenjtëruar nga studiuesit e letrësisë.
Së dyti, varianti i gegnishtes të autorëve shkodranë që nga më të hershmit, rilindasit e shquar Fishta, Mjeda, Koliqi, Migjeni, Camaj…po shtoj Rreshpja…ka nivele po ashtu që e ngrejnë shqipen në nivele universale.
Së treti, vatianti i toskërishtes ka mjeshtërat e vet…Naimi, Kristoforidhi(që është mesi i artë dhe mjeshtër i të dy varianteve geg e tosk), Konica, Noli, Lasgushi, Mitrush Kuteli … dhe unë jam një autor pa modesti shumë i mirë në poezi.
II. Ku është problemi?
Të tri variantet më lart janë e jona pasuri. Jam 80 vjeç dhe më provoni kur të doni, po nuk u recitova jo një e dy, por një koleksion perlash në gegnisht. Janë gjuha ime pasuria ime gjaku shpirtëror imi. Do vdes me to e nuk do t’m’i shqisë nga hiri i ashtit asnjeri.
Kur them, më provoni… Unë në shumë takime me miq, me miq poetë në Lezhë veçanërisht, kam dalë e kam recituar Fishtën, Gjon Buzukun (pasthënien), Mjedën, Shirokën, Pashko Vasën…Tanushën e kreshnikëve…
Provoni të mi shqisni nga koleksioni i poezisë botërore, që e kam të regjistruar në kujtesë. Botërorja dhe shqipja rrinë në fqinjësi të denjë në trurin tim.
III. Në se unë i gjuaj dhe i dua thesaret e shqipes në të gjitha variantet e saj, kjo është për meritë të shkollës. Kam mbaruar shkollën e mesme në ish-Normalen në Elbasan. Tekstet i kish bërë një elbasanlli Dh.Shuteriqi që kishte kopjuar tekstet e E. Koliqit.
Ajo shkollë më dha modelet artistike më të përkkryera.
Forcojmë shkollën sot, forcojmë shkollën sot, forcojmë shkollën sot…aty është çelsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

13 − twelve =